Aldo Bare nga burgu kërkon t’i rikthehet Laguna e Karavastasë
Nga qelia ku vuan dënimin me burg përjetshë, kreu i bandës së Lushnjes, Aldo Bare i kërkon shtetit t'i rikthejë Lagunën e Karavastasë.Padia e tij me objekt "rivendojse në afat e të drejtës për tu ankimuar mbi një vendim penal të Gjykatës së Krimeve të Rënda", mban numrin 139 dhe është regjistruar më 30 korrik të këtij viti.Laguna e Kavarastasë nga viti 1998 deri më 2006 rezultonte si pronë e kapobandës së Lushnjes Aldo Bare, ndërsa 5 vjet me vonë me vendim të qeverisë kjo pronë i kaloi për shfrytëzim Ministrisë së Mjedisit.Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej rreth 11 e 700 mijë metër katrorë truall dhe mbi 1200 metër katrorë ndërtesë.Kjo pasuri u konsiderua e paligjshme nga Prokuroria dhe Gjykata, pas dyshimeve se ishte blerë përmes përfitimeve të Aldo Bares nga aktiviteti kriminal ku ai u përfshi së bashku me pjestarët e bandës së tij.Në padinë që ka dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Alfred Shkurti i njohur si Aldo Bare argumenton se sekuestrimi dhe konfiskimi i lagunës së Karavastasë është bërë pa praninë në këtë proces të një përfaqësuesi ligjor për të mbrojtur interesat e tij.Sipas kapobandës së Lushnjes Lagunën ua ka blerë ish-pronarëve të ish-ndërmarrjes së Peshkimit përmes një akti noterial, ndërsa sipas prokurorisë kjo ka ndodhur përmes kërcënimit me armë. sipas njoftimit në faqen zyrtare të Gjykatës së Krimeve të Rënda kjo cështje do të gjykohet nga gjyqtari Fran PRendi më 18 shtator.Laguna e Karavastasë i është dhënë për shfrytëzim një një kompanie private./Oranews.tv/