Masat për transportin e nxënësve me autobusë shkollor në Tiranë

Të hënën nis viti i ri shkollor. Ja masat që bashkia e Tiranës ka marrë për transportin e nxënësve me autobusë shkollor1. Të vendoset sinjali rrugor “AUTOBUS SHKOLLOR”, në të gjitha rrugët e qytetit, buzë trotuareve në afërsi të shkollave.2. Autobusët që trasportojnë nxënësit në shkollë identifikohen me simbolin sinjalistik përkatës, i vendosur në katër anët e autobusit, përpara anash dhe pas.3. Simbolet sinjalistike dhe logoja, të jenë mbi mjetin e lyer tërësisht, me ngjyrë të verdhë në portokalli.4. Lyerja e mjeteve dhe vendosja e shenjave dalluese, të bëhen brenda 30-ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Urdhëri.5. Çdo mjet shkollor lejohet të përdorë korsitë e dedikuara për Autobusët Urban Qytetës./Oranews.tv/