Të hënën nis shkolla: Forcohet siguria, do vlerësohen telefonatat kërcënuese

Policia e Tiranës harton plan masash të veçantë me rastin e fillimit te vitit te Ri shkollor për të garantuar rendin dhe qetësinë publine si dhe zhvillimin normal të procesit mësimor në shkollat e të gjithë nileve në qarkun e TiranësPlan i veçantë për 14 shtatorin, forcohet siguria-Edhe për ditën e parë të shkollës datë 14 shtator 2015, është hartuar një plan i posaçëm masash për parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e masave të sigurisë në shkollat e sistemit parauniversitar dhe 9 - vjecare, si dhe në vendet e akomodimit të nxënësve."Përveç strukturave të rendit dhe qarkullimit rrugor, janë ngarkuar me detyra specifike edhe strukturat Kundër Krimit të Organizuar dhe atyre Kundër Krimeve ndaj Personit, me qëllim ndjekjen në vazhdimësi të problemeve të kriminalitetit, krimeve ndaj personit, kundër drogës, kundër trafiqeve të paligjshme etj" thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës të datës 12 shtator 2015Do të patrullohet më shpesh pranë shkollave të mesme dhe 9 - vjeçare, si dhe në vendet e akomodimit të tyreShërbime të policisë rrugore pranë shkollave- Do të synohet rritja e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve pranë shkollave. Policia rrugore në bashkëpunim me drejtuesit e shkollave, institucioneve arsimore e Organet e Qeverisjes Vendore do të planizojnë shërbime të policisë rrugore në afërsi e para godinave të shkollave në sistemin parauniversitar.Policia ka dhe një apel për qytetarët:  Sensibilizimin në drejtim të respektimit të  normave ligjore, që kanë të bëjnë me sigurinë publike, shmangien e zhurmave, parkimeve të gabuara të mjeteve pranë shkollave etj. Plani i masave për vitin shkollor 2015- 2016Policia evidenton të gjithë vendndodhjet e shkollave publike e jo- Policia deklaron se kanë evidentuar të gjitha kategoritë e shkollave 9-vjeçare, te mesme, (publike e jopublike), vendodhjet e tyre si dhe vendet e akomodimit të nxënësve e strudentëve, që ka ne juridiksionin e tij secili Komisariat Policie.Takime të përbashkë polici drejtori shkolle- Janë parashikuar takime të përbashkëta me drejtuesit e institucioneve arsimore publike dhe të pushtetit vendor për sherbimin e informacionit, përcaktimin e detyrave dhe masave të perbashkëta në funksion të rritjes së nivelit të sigurisë publikeNdalohet parkimi pranë shkollave- Masa ndëshkuese për mjetet që parkohen pranë e në afërsi të shkollave. Kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmentet rrugore të caktuara pranë shkollaveSynohet rritja e sigurisë rrugore-Shërbimet e Patarullave të Përgjithshme në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posacme "Shqiponja" dhe me strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore do synojnë rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve pranë shkollaveDo vlerësohen maksimalisht telefonatat kërcënuese- Do të vlerësohen maksimalisht rastet e telefonatave kërcënuese, dhe do të kërkohet nga drejtuesit e shkollave një plan evakuimi për këto raste, "por njëkohësisht do të qëndrojmë fort dhe në rastet e njoftimeve të rreme" thuhet në njoftimin e policisëMasa shtesë për parandalimin e ngjarjeve -   Policia e Tiranës ka planifikuar masa shtesë për parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e masave të sigurisë në shkollat e sistemit parauniversitar dhe 9 - vjecare, si dhe në vendet e akomodimit të nxënësve./Oranews.tv/