Roja e magazinës mbante arsenal armësh

Një arsenel armësh u sekuestrua nga policia e Shkodrës në një magazinë, me materiale hidro-sanitare, ku ishte i punësuar si roje 43 vjecari Ardian Fregjaj.Arsenali u zbulua pas informacionit të marrë në rrugë operative të bluve, të cilët pasi kanë sekuestruar armët kanë bërë dhe arresimin e tijArdian Fregjaj, i punësuar si roje, iu gjet në vendin e punës, 8 armë zjarri, 5 kallëpe tritol, 6 kapsola elektrike, 3 kapsolla detonatore me fitil zjarr percjellës, dhjetra fishekë, 1 granatë dhe 1 selenciator.Burime në policinë e Shkodrës bëjnë me dije se armë u sekuestruan dhe në banesën e 43 vjecarit, ndërkohë që nuk dihet ende përse do përdoreshin arsenali i gjetur, mes të cilave armë automatike dhe pistoleta.Blutë kanë dyshime të forta për tregtimin e tyre tek elementë kriminalë. Aktualisht hetimet janë përqendruar për gjetjen e bashkëpunëtorëve për të hedhur më shumë dritë mbi destinacionin e arsenalit të armëve të sekuestruar.Ndaj 43 vjecarit Ardian fregjaj rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje.Armet e sekuestruara1 armë zjarri pistoletë TT me kreher më shtatë fishekë.1 armë zjarri pistoletë Zastava me krehër me 7 fishekë.4 armë zjarri automatikë.1 armë zjarri pushkë me krëhër .1 armë sportive.5 kuti me fishekë model 56.4 krëhëra automatiku si dhe 17 krëhëra pushke me 164 fishek model 56.8 kuti mitralozi me 80 fishek model 9mm.30 cop fishek model 12.7 mm, një garanade, 3 ndezësa,1 silenciator,5 kallep tritoli, tre kapsolla donatore me fitil zjarr përcjellës, 6 kapsolla me përcjellës elektrik, 3 thika,një bajonet.etj.arsenal armesh8 ardian fregjaj arsenal armesh7 ardian fregjaj arsenal armesh6 ardian fregjaj arsenal armesh5 ardian fregjaj arsenal armesh4 ardian fregjaj arsenal armesh3 ardian fregjaj arsenal armesh2 ardian fregjaj arsenal armesh1 ardian fregjaj