Marrëveshja Kosovë-Serbi për veriun, serbët ndihen të pasigurtë
Ndërsa kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel me shpresën për të arritur një marrëveshje, në qendër të vemendjes do të jetë fati i qytetit të ndarë të Mitrovicës.Por për banorët e Mitrovicës këto bisedimet nuk sjellin gjë tjetër veç pasiguri dhe frikë.Serbët e Mitrovicës paralajmërojnë se t'i detyrosh ata dhe shqiptarët të jetojnë së bashku kundër vullnetit të tyre, kjo mund të çojë në trazira ose në një largim të serbëve."Nëse këto negociata përfundojnë keq për ne serbët, ne ndoshta do të detyrohemi të largohemi," thotë Branimir Cvetniç një qytetar serb.Veriu i Kosovës, i banuar nga serbët, me një popullsi prej 30 deri në 50 mijë banorësh, ka hedhur poshtë çdo autoritet të Prishtinës, duke krijuar institucionet e tij qeverisëse, spitale dhe shkolla, të gjitha të financuara nga Beogradi. Aspirata e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian kushtëzohet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.Ndarjet etnike janë të dukshme kudo në Mitrovicë. Ura mbi lumin Ibër është e bllokuar, ndërsa mbi shtyllat elektrike dhe mbi ndërtesa janë varur flamurë serbë. Edhe shenjat e rrugëve janë shkruar në alfabet cirilik, ndërsa monedha zyrtare është dinari."Kjo do të jetë gjithmonë pjesë serbe dhe ne nuk do të lëvizim. Nuk më intereson se çfarë marrëveshje arrihet", thotë Gordana Djokovic.Serbia ngul këmbë për një autonomi të shkallës së lartë për serbët e Kosovës, me policinë, gjykatat dhe vetqeverisjen e tyre.Por kjo kundërshtohet si ndarje de fakto nga Prishtina, e cila ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian.