Paralajmërohet protestë e serbëve në veri të Kosovës?

Burime të Kosovapressit nga veriu kanë bërë të ditur se strukturat ilegale në veri të Kosovës kanë paralajmëruar organizimin e një proteste sot në orën 13:00.Sipas këtyre burimeve, motoja e kësaj proteste është “Kurrë kufij” dhe qëllimi i saj është kundërshtimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.“Protestuesit me automjetet e tyre të ndryshme do të nisen nga Mitrovica në drejtim të pikës kufitare Jarinjë dhe anasjelltas”, kanë thënë burimet.