Në vjeshtë, bisedime të reja Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e Fyles?

Në vjeshtë do të rifillojnë bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, nën ndërmjetësimin e komisionerit për Zgjerim në BE, Stefan Fyle.Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe të cilat theksojnë se në dialog do të flitet për borxhet, bilancin e ndarjes, sigurimet, investimet, rikuperimin nga lufta.Sipas mediave serbe, paraprakisht dihet se Serbia fuqimisht do të kundërshtojë çdo vlerësim logjik të karakterit të konfliktit të armatosur në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999, sidomos në aspektin e pasojave të saj.