Më 8 prill vazhdojnë negociatat për emrin e Maqedonisë në Nju Jork
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2013, 10:18
Ndërmjetësi i OKB-së për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë, Metju Nimic ka thirrur një takim përfaqësuesit e Shkupit dhe Athinës për të gjetur një zgjidhje rreth këtij kontesti.Më 8 dhe 9 prill janë ftuar në selinë e OKB-së në Nju Jork, negociatori i Shkupit, ambasadori Zoran Jolevski dhe negociatori grek Adamantios Vasilakis.Siç informohet nga zyra e Nimic, dyja palët kanë pranuar ftesën dhe kanë rënë dakord për takimin.Axhenda parashikon takime të ndara me të dyja palët dhe më pas një takim i përbashkët, me qëllim për tu arritur përparim në negociatat rreth emrit të Maqedonisë.