Takimi Thaçi- Daçiç, në Bruksel shkon edhe Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka thënë se në takimin e së martës në Bruksel, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do të shkojë edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.Nikolliç i ka bërë këto komente në një konferencë për mediat në Beograd.Konferenca, e cila është në zhvillim e sipër, ndodh menjëherë pas takimit të autoriteteve të larta të Serbisë, në lidhje me dialogun e nesërm.Në këtë takim kanë marrë pjesë: kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, zëvendëskryeministrja Suzana Grubjeshiç dhe ministri i Jashtëm, Ivan Mërkiç.