Maqedoni, përçarja bëri që shqiptarët të humbin në disa komuna
Përçarja e partive shqiptare në Maqedoni bëri që ato të humbasin përfaqësimin në disa komuna ku shqiptarët janë pakicë.Manastiri, Velesi, Krusheva dhe disa komuna tjera kanë ngelur pa asnjë këshilltarë komunal shqiptarë, pasi partitë shqiptare konkurruan me lista të veçanta, sidomos BDI dhe PDSH.Në komunën e Çairit do të mbahet një raund dytë i zgjedhjeve, pasi Komisioni Shtetëror I Zgjedhjeve ka pranuar ankesën e PDSH-së për parregullësi në 13 vendvotime.PDSH si propozuese e ankesës ka theksuar se rezultate të gabuara ishin shkruar në proceserverbalet në këto vendvotime dhe se sipas tyre, vota të VMRO-DPMNE dhe PDSH ishin përfshirë në rezultatin e BDI.Në Manastir edhe përkundër një koalicioni mes BDI-RDK - DR, nuk u arrit fitorja e asnjë këshilltari komunal.Në komunën e Ohrit është fituar vetëm një këshilltarë komunal nga radhët e shqiptarëve, edhe ate një kandidat i pavarur që ka sfiduar partitë politike BDI dhe PDSH dhe që ka marrë gati shumicën e votave të elektoratit shqiptarë në këtë komunë.Në disa komuna tjera është humbur roli dhe fuqizimi i spektrit politik shqiptar me këshilltarë komunal nëqeverisjet lokale. Kjo përçarje dhe ndarje e votave u reflektua edhe në Qytetin e Shkupit, Kumanovë dhe komuna tjera më të vogla. Mungesa e unifikimit të votës shqiptare për listat e këshilltarëve ka ndikuar edhe në numrin e këshilltarëve shqiptarë në komunën e Strugës.