Mitrovicë, digjen zyrat e Oliver Ivanoviçit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2013, 09:27
Një zjarr që ka shpërthyer mbrëmë rreth orës 23:00 në veri të Mitrovicës, ka djegur tërësisht zyrat e Iniciativës Qytetare (SDP) të cilën e udhëheq Oliver Ivanoviç.Mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa lideri i kësaj partie ka deklaruar se incidenti i ndodhur ka motiv kryekëput politik.Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe hetimet janë në proces, ndërkohë që ende nuk dihen autorët dhe motivi i këtij akti.