Fyle javën e ardhshme viziton Shkupin
Komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle javën e ardhshme do të vizitojë Shkupin. Kjo vizitë do të realizohet një ditë pas balotazhit të zgjedhjeve lokale, ndërsa Fyle do të shoqërohet edhe nga drejtori i drejtorisë për zgjerim të BE-së, Stefano Sanino.Qëllimi i kësaj vizite siç bëhet e ditur do të ketë në axhendë bisedimet rreth dialogut të nivelit të lartë që Maqedonia po udhëheq me Komisionin Evropian, prioritetet e vendit pas zgjedhjeve lokale si dhe vlerësimi i përbashkët para raportit të radhës të Komisionit Evropian për Maqedoninë që do të publikohet më 16 prill.Mediat proqeveritare kanë shkruar se vizita e Fyles do t`i jap një impuls të ri komunikimit midis Shkupit dhe Brukselit. Delegacioni i lartë i KE-së do të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministrin për eurointegrime, Fatmir Besimi si dhe takimi me liderin e LSDM, Branko Cërvenkovski.