Serbët sulmojnë autobuzin me kosovarë, 1 i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2013, 07:48
Serbët kanë sulmuar mbrëmë në pikën kufitare Kosovë- Serbi në Merdar, një autobus me pasagjerë kosovarë dhe për pasojë është plagosur rëndë shoferi.Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se i plagosuri është shtetasi Gëzim Bicili i cili ka marrë plagë në kraharor.Sipas mediave, autobusi është nga disa serbë të cilët udhëtonin me dy makina sapo autobuzi kishte kaluar kufirin. Mësohet serbët e kanë goditur shoferin me thikë por fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.