Greqia gati për të pritur Trojkën
Qeveria greke thotë se është e gatshme për të pritur Trojkën në Athinë, ndërsa kryeministri grek Antonis Samaras vazhdon kontaktet me qëllim përshpejtimin e punës qeveritare, kryesisht në sektorë dhe ministri ku vërehet mungesë predispozicioni dhe vonesa.Samaras ka zhvilluar mbledhje të njëpasnjëshme, për të bërë të mundur përshpejtimin e privatizimeve dhe shfryrtëzimin e aseteve publike.“Jemi të gatshëm", është shprehur Ministri grek i financave Janis Sturnaras duke dalë nga mbledhja me kryeministrin, gjatë së cilës u shtruan mbi tavolinë masat që mendohet të merren për shlyerjen më të mirë të detyrimeve, si dhe ecusia e buxhetit.Ekspertët e Trojkës që mbërrijnë në Greqi në ditët e ardhëshme do të shofhn nëse janë zbatuar reformat financiare për të cilat është rënë dakord, ndërsa ende nuk dihet nëse do të kërkojnë masa të reja, si kusht për këstin e radhës prej 2.8 miliard eurosh.Sipas mediave greke qeveria e kryeministrit Antonis Samaras duhet të largojë nga puna rreth 25.000 nënpunësve në sektorin publik si dhe të marrë masa të reja në reduktimin e sistemit bankar