Vuçiç: Serbia nuk do të poshtërohet

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm për kompromis me Kosovën, por jo edhe për poshtërim.Duke folur para gazetarëve në Qeverinë e Serbisë, Vuçiç ka thënë se në raundin e fundit të bisedimeve, Beogradit nuk i është ofruar “absolutisht asgjë”.“E gjitha ka qenë në përputhje me ligjet e Kosovës, ndërsa tani ka garanci se diçka do të ndryshojë”, ka thënë Vuçiç.Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë po diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së veriut, ku banorët lokalë serbë nuk pranojnë autoritetin e Prishtinës zyrtare, ndërsa Beogradi, që nga paslufta, financon strukturat e veta të sigurisë.Palët janë pajtuar për formimin e një asociacioni të komunave serbe, por jo edhe për përgjegjësitë që do t’i kishte.Beogradi do kompetenca në polici, gjyqësi dhe planifikim hapësinor, ndërsa Prishtina kundërshton fuqishëm.“Serbia nuk mund të pranojë asgjënë, por kërkon diçka që do të ketë të ardhme dhe për këtë është e gatshme të ndërmarrë edhe vendime të vështira”, ka thënë Vuçiç.