Kosovë,serbët e veriut mund t’i drejtohen Hagës

Zëvendës-drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën dhe ish kryetari paralel i Mitrovicës, Krstimir Pantic, ka thënë se nëse “vazhdojnë presionet ndaj serbëve në veri të Kosovës, ekziston mundësia që ata t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”."Kjo është një mundësia për të shpallur bashkësinë e veriut të Kosovës, që do të përbëhej nga katër komunat - Mitrovica, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviçi - me mundësi për të bashkuar në këtë asociacion edhe komunat tjera që e duan këtë", ka thënë Pantic.Ndërkohë bisedimet e ardhshme mes dy kryeministrave do të zhvillohet në 2 prill në Bruksel dhe ndërmjetësohet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.Pritjet janë që palët të arrijnë marrëveshje për vendosjen e normalitetit në komunat veriore të Kosovës, ku serbët lokalë kundërshtojnë autoritetin e Prishtinës zyrtare, ndërsa Beogradi, që nga paslufta, financon strukturat e veta paralele.