Nesër takimi vendimtar Thaçi-Daçiç, Kocijançiç: Takim i vështirë
Një ditë para takimit që cilësohet vendimtar, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme, Maja Kocijançiç tha se takimi i së martës do të jetë i vështirë."Porosia e përfaqësueses së lartë të BE-së është mjaft e qartë", ka thënë Kocijançiç, pa lënë hapësirë për dyshime, shkruanjnë mediat serbe.Sipas tyre, propozime të reja nuk ka ndërsa krejt çështja për të cilën është duke u folur është ajo të cilën ka ofruar në planin e tij Martti Ahtisaari. Brenda këtij plani nuk ka kompetenca për Bashkësinë e komunave serbe në veri, krahasuar me ato që kërkon Beogradi.Raundi i tetë të jetë shumë i vështirë dhe i tensionuar. Sipas burimeve të gazetës serbe në Bruksel, duhet pritur një takim të gjatë, por duke tërhequr vërejtjen se ai mund të mos përfundojë të martën."Raundi i ardhshëm është paralajmëruar si përfundimtar. Kjo ka të bëjë me situatën nëse arrihet marrëveshja. Por në rast se edhe kësaj radhe nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare, nuk është në interesin e askujt që të shpall dështimin e dialogut, e të mos shfrytëzohet edhe ndonjë rast për një takim të ri, sepse ka ende kohë deri në raportimin e Komisionit Evropian në Këshillin e Ministrave", shkruajnë mediat serbe që citojnë burime nga Brukseli.Të martën do të takohen Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç e ndërsa temë e bisedimeve është veriu i Kosovës i banuar me shumicë serbe.