Bisedimet me Kosovën, mblidhen udhëheqësit serb
Në Beograd, udhëheqësit më të lartë shtetëror do të mbajnë sot edhe një takim, para raundit të ardhshëm të bisedimeve Kosovë- Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.Pas konsultimeve të sotme në Beograd, pritet që Zv.kryeministri serb, Aleksanda Vuçiç, të marrë vendim nëse do t’i bashkohet kryeministrit Daçiç në Bruksel.Kreu shtetëror serb ka mbajtur një takim të ngjashëm të premten që shkoi, pas të cilit Marko Djuriç, këshilltar i presidentit serb, pati thënë se situata “është dramatike siç ka qenë para konferencave në Dayton dhe Rambouillet”.Të martën, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiç, takohen në Bruksel nën ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton.