Kosovë, Ambasadori rus viziton veriun e Mitrovicës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2013, 15:38
Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin, sot rreth mesditës ka mbërritur në pjesën veriore të Mitrovicës.Lajmin e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës. Zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se ambasadori Çepurin po qëndron në veri të Mitrovicës, por “nga Policia e Kosovës nuk është kërkuar që të angazhohet për sigurinë e tij gjatë kësaj vizite”.Ambasadorin rus e kanë pritur shefi i zyrës së Qeverisë serbe për Kosovën, Aleksandër Vulin, dhe zëvendësi i tij, Kërstimir Pantiç.