Vetëvendosje proteston sot në Mitrovicë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2013, 11:53
Lëvizja Vetëvendosje do të protestojë sot në Sheshin Mehë Uka në Mitrovicë.Ajo ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit dhe së bashku të ngrenë zërin kundër “padrejtësive që po ndodhin në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”.Protesta zhvillohet me moton “Bashkohemi në Mitrovicë” dhe ndodh vetëm tre ditë para takimit të ardhshëm të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me homologun serb, Ivica Daçiç.