Villas Boas: Mourinho, do ti kuntribuonte futbollit anglez

Trajneri i Tottenhamit, Andres Villas Boas, ka deklaruar se me dëshirën më të madhe do të priste rikthimin e Jose Mourinhos në Premierligën Angleze.Villas Boas, deklaroi se ky vendim i Mourinhos, do ti kuntribuonte edhe futbollit anglez."Do të ishte një lajm i shkëlqyer, i shkëlqyer për të gjithë. Do të fitonte edhe futbolli anglez. E pres me dëshirë të madhe rikthimin e Jose Mourinhos në Angli. Shpresoj se do të ndodhë pasi edhe kampionati do të bëhej më interesant" deklaroi Villas Boas.