Lionel Messi gati për të thyer një rekord tjetër

Lionel Mesi do të tentojë këtë fundjavë të thyejë një rekord tjetër në karrierën e tij brilante, atë të shënimit për 19 ndeshje radhazi në kampionatin spanjoll, që përbëjnë një fazë të plotë të këtij aktiviteti.Selta Vigo, me të cilën Barcelona ndeshet të shtunën, është skuadra e fundit në kampionat të cilës Mesi nuk i ka shënuar gol ndaj në këtë ndeshje plotësohet cikli i plotë i argjentinasit.Që nga ajo ndeshje e 3 nëntorit, Mesi i ka shënuar çdo kundërshtari tjetër që ka pasur para në kampionat në çdo javë, me një total prej 29 golash, një shifër e jashtëzakonshme për "Pleshtin" që vazhdon të thyejë rekord pas rekordi.Totali i tij në kampionatin spanjoll në këtë sezon është 42, ndërsa synon që në 10 ndeshjet e mbetura të realizojë të paktën edhe 9 gola, për të kaluar rekordin prej 50 golash në një kampionat të vendosur nga vetë ai një vit më parë.