Kërkimet për trupin e 11 vjeçarit Julian Çela
Kur kanë kaluar 12 ditë nga fillimi i kërkimeve për trupin e Julian Çelës, në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë, kërkimet janë ndërprerë pasi eskavatori që kryente punimet është prishur.Kontigjenti i ushtarëve, por edhe punonjësit e pastrim-gjelbërimit janë në pritje të një esklavatori tjetër i cili do të vihet në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes. Por moti i keq nga ana tjetër nuk po ndihmon aspak kërkimet ku rreshjet e shiut që vazhdojnë prej disa ditësh, pengojnë punën e grupeve të kërkimit. Landfilli i Sharrës vazhdon të jetë një skenë krimi, pasi aty dyshohet se është hedhur trupi i 11 vjeçarit Çela, pas vrasjes nga Ardian Prrenjasi.Por deri tani nga grupi hetimor i Prokurorisë së Tiranës nuk është gjetur asnjë provë shkencore që të lidhë monstrën pedofil më vogëlushin Çela. Edhe njollat e gjakut të gjetura në shtëpinë e Prrenjasit në Laprakë nuk janë të Julian Çelës. E vetmja gjë që e lidh monstrën me Julian Çelën është dëshmia e tij para oficerëve të policisë gjyqsore se e ka mbytur edhe më pas e ka hedhur në Sharrë trupin. Ndërsa hetimet janë të fokusuara edhe në dy pistat e tjera, ajo e trafikimit të 11 vjeçarit dhe hetimi për shak të detyrës së të atit në shërbimin informativ shtetëror.