Universiteti i Arteve çel ekspozitën “Hapësira dhe koha me a pa kornizë"

Duke shfaqur herë talentin dhe herë trajta të rrepta kulturore, herë trajtat e ngritjes instiktive dhe herë format e ndërlidhjes pamore, 36 studentë të Atelierit të Multimedias, kanë bërë të mundur kështu  udhëtimin e tyre krijues në këtë ekspozitë.Nën kurimin e katër petagogëve, njëri prej të cilëve, Vladimir Myrtezai, ekspozita mban titullin "Hapësira dhe koha me a pa kornizë"Krijimet të cilat kanë të bëjnë më shtrirjen e temave mësimore, sjellin një larmi veprash, si ajo e Sulejmanit që të sjellë idenë e “Copy right”, shumfishimit të objekteve, apo ajo e Enxhit e cila pasqyron një ngjarje reale të jetës së saj.Video, instalacione, fotografi dhe performanca të ndryshme, vazhdojnë të ofrohen për publikun në ambjentet e Galerisë “FAP”.