KKRT propozon hartimin e "Kartës për mbrojtjen e fëmijëve në media"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2013, 15:07
Këshilli kombëtar i Radiotelevizioneve ka vendosur ti japë fund debatit lidhur me ekspozimin e fëmijëve në media.Kryetarja e këtij institucioni, Endira Bushati ka lançuar idenë e hartimit të një karte për të drejtat e fëmijëve në media.Kjo është hera e parë që KKRT mer një nismë të tillë në Shqipëri, në bashkëpunim edhe me institucione të tjera përkatëse. Bazuar edhe në konventën ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, kjo kartë synon që të vërë në qendër "kujdesin dhe interesin për fëmijët" si objekt kryesor të shqyrtimit dhe për këtë arsye të gjitha interesat e tjera duhet ti nënshtrohen atij.