Durrës, maunia përplaset me trafikndarësen, plagosen dy persona

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.Një maune është përplasur me trafikndarësen tek zona e Shkëmbit të Kavajës.Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtuesi i maunes dhe një person që ndodhej në sediljen e pasagjerit.Ende nuk dihen emrat e të plagosurve, të cilët janë dërguar në spitalin e Durrësit dhendodhen jashtë rrezikut për jetën.Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.