Durrës, kapen rreth 20 kg kanabis në port, në pranga transportuesi

Policia kufitare në portin e Durrësit ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme rreth 20 kg kanabis sativa ndërsa ka arrestuar edhe transportuesin e drogës.Burime nga policia bëjnë me dije se droga është fshehur në një automjet i cili drejtohej nga shtetasi Taulant Plaku i cili u arrestuar nga policia.Sipas policisë, droga e sekuestruar kishte si destinacion tregun italian të lëndëve narkotike.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.