Tirana pa aktivitete kulturore, prej korrikut institucionet janë mbyllur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2015, 17:09
Thuajse të gjitha institucionet kulturore në Tiranë kanë nisur pushimet që në fund të muajit korrik. Megjithëse ka një fluks te lartë turistësh, në Tiranë nuk ofrohet asnjë aktivitetet. Të vetmet qe qendrojne hapur jane Muzeu Historik Kombetar dhe Galeria e Arteve.Kjo është pamja që ofron kryeqyteti në një ditë të zankonshme. Siç shihet edhe në video, vizitorët e huaj janë të shumtë.Personat qe shoqerojne turistët janë të detyruar që institucionet kulturore t’ua tregojnë vetëm nga jashte.Përveç Teatrit të Operas dhe Baletit edhe Teatri Kombëtar e ai Eksperimental nuk ka asnjë shfaqje teatrale për qytetarët.Gjithçka është pushim.Pushimi ne pjesen me te madhe te institucioneve kulturore pritet të vijojë përgjatë gjithë muajit gusht.