Meta merr pjesë në panairin e librit në Ulqin, promovon librat e Tiranës
E si për ta përforcuar mesazhin e bashkimit dhe bashkëpunimit, Kryeparlamentari i Shqipërisë, Ilir Meta u ndal tek edicioni i parë i panairit të librit organizuar në vitin 1999.Ai vinte pikërisht në kohën kur flakët e luftës në ballkan nuk ishin shuar dhe prandaj theksoi Meta se fuqia që ka kultura në këtë përafrim mes popujve duhet të na udhëheqë edhe në rrugën tonë për në familjen europiane.Ndërsa homologu i tij Ranko Krivokapiq kujtoi lidhjet e hershme që kanë patur dy vendet tona, e kjo urë bashkëpunimi ka qënë përmes kulturës dhe librave. Në këtë edicion jubile, panairi i librit në Ulqin që do të mbahet për 1 javë dhe do të sjellë 3500 tituj të prezantuara nga shtëpitë botuese të Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës etj.Edhe për ministrat e Kulturës së Shqipërisë Mirela Kumbaro, Malit të Zi Pavle Goranoviq dhe Kosovës Kujtim Shala kjo është një ngjarje e shënuar pasi fuqia që sjell libri është dija, bashkëpunimi, kultura dhe toleranca. Panairin e 15 të librit e organizon komuna e Ulqinit dhe Instituti për promovim të librit nga Tirana. /oranews.tv/