DokuFest, Festivali i filmit me metrazh të shkurtër mbahet në Prizren

Rreth 200 filma nga 3000 që kanë aplikuar do të prezantohen në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe me metrazh te Shkurtër DokuFest, i cili do të zhvillohet në Prizren nga datat 08-16 gusht.Pesë filma janë përzgjedhur që të shfaqen edhe në Tiranë, ndaj për Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro DokuFest është finalizim i angazhimit të ndërmarrë nga qeveritë e dy vendeve Shqipëri- Kosovë për kalendarin e përbashkët artistic.Kumbaro:“DokuFest bën pjesë në kalendarin e përbashkët kulturor të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, si një ndër gurët më të rëndësishëm të këtij kalendari i cili nuk kufizohet vetëm në shfaqje të filmave por shtrihet edhe përtej datave të festivalit dhe përtej Prizrenit” .Migracioni është përzgjedhur si tema kryesore e Festivalit për këtë edicion të 14, një temë sa kombëtare aq edhe globale.Drejtori Artistik i DokuFest rrëfen disa nga surprizat e Festivalit.Veton Nurkollari:“Ne me një program të veçantë do të provojmë të dëshmojmë që emigracioni mund të jetë dhe pozitiv. Ne do provojmë ta shtjellojmë temën e emigracionit jo vetëm me filma por edhe panele, diskutime, do ti dedikojmë kështu emigracionit pozitiv”.Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest ka një faturë financiare prej rreth 270 mijë eurosh, e cila për drejtuesit është më e ulët në krahasim me vitet e shkuara.