Rritet me 25% më shumë numri i turistëve në krahasim me vitin e kaluar

Këtë vit numri i turistëve në Shqipëri është rritur me 25% më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Deklarata ka adhur nga drejtoresha e përgjithshm e zhillimit të turizmit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë, Sonia Popa. Destinaioni i preferuar i turistëve mbetet bregdeti i jugut.Zonja Sonia Popa muaji korrik është piku i sezonit turristik, deri tani sa janë turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë , dhe nga cilat vende vijnë më shumë ?"Këtë vit dukshëm ka një numër më të madh të turistëve, në perjudhën e pranverës kemi pasur disa statistikave të cilat flasin për një rritje 25%. Duket qe kjo tendencë është edhe në verë, por nga shtatori do të nxierrim statistika më të sakta. Ka rritje të numrit të turistëve dhe sidomos është rritur numri i turistëve që vijnë nga Europa Perëndimore, ka më shumë italian dhe gjermanë. Mbeten trendet vendet e europës lindore si Polonia, Çekia janë në rritje. Duhet të theksojmë se në vendin tonë që ka edhe turistë turq."Cilat janë destinacionet që kanë preferuar më tepër turistët në këtë sezon ?"Mund të themi që të gjitha destinacionet janë prekur sepse kemi turistët e Eurpës Lindore të cilët pëlqejnë mallet dhe një pjesë tjetër janë përqëndruar në bregdetin e Sarandës. Kemi turistë të tjerë që jugun e kanë preferuar dhe gati në të gjithë restorantet në jug të vendit do shikosh shumë të huaj."Çfarë ka sjellë ndryshe ministria juaj, çfarë ka përmirësuar për turistët ?" Ministria edhe këtë vit ka punuar shumë me task forcën për sezonin veror për të përmirësuar situatën, në radhë të parë pastrimin e plazheve dhe sigurinë e turistëve si nga ana shëndetësore dhe nga ana e sigurisë për jetën. Por veçanërisht Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion mjete që të jenë në gadishmëri të plotë për rastet e emergjencës që mund të ketë. Gjithashtu qeveria ka akorduar një fond për pastrimin e plazheve. "Ligji për turizmin pati një shtyre për ditën e hënë, çfarë sjell të ri ky draft i ri i cili pritet të miratohet ditën e  hënë ?" Ligji i ri për turizmin është një dokument shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Do të jetë një bazë dhe një platformë shumë e mirë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm pra jep drejtimet se ku duhet të shkojë zhvillimi i turizmit. Dy janë elementë të rinj por dhe shumë të rëndësishëm të këtij ligji. Në rradhë të parë ky ligj synon të rregullojë të gjithë industrin e turizmit pra të gjitha hallkat në industrinë e turizmit duhet të jenë në vendin e duhur por edhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Këtë lidhje ky ligj e bën nëpërmjet standartizimit çertifikimit  të gjitha bizneseve që marrin pjesë dhe luajnë rol në industrinë e turizmit. Kjo i jep një nxitje zhvillimit të turizmit, e çertifikon, e bën më të standartizuar për turistët dhe e bën të krahasueshëm dhe më kompetitiv me vendet e tjera. Nga ana tjetër kemi një kapitull të këtij ligji i cili flet për investimet në turizëm dhe kjo është për ti dhënë një rëndësi të madhe sepse një nga drejtimet se si do të zhvillohet biznesi në shqipëri janë investimet e mëdha strategjike. Ky kapitull i hap rrugë një zhvillimi të madh dhe më të dukshëm të turizmit në Shqipëri "/oranews.tv/