Helidon Haliti premton hapjen e Festivalit të akuarielit në Tiranë

Piktori Helidon Haliti në muajin nëntor do të organizojë në Tiranë festivalin për gjininë e akuarelit pasi sipas tij ajo është lënë në harresë. Për Halitin interes për këtë festival i cili do të organizohet në Muzeun Historik Kombëtar ka ardhur nga të gjitha vendet e botës dhe kjo për të është mundësi e mirë për promovimin e Shqipërisë.Kthehet në vendlindje pas ditëve të kaluara në Francë në BIENALEN E Brioude për gjininë e akuarielitHelidon Haliti është i vetmi piktor në këtë gjini i cili merr pjesë në një biennale të këtyre përmasave ku pjesëmarrës ishin vetem 44 piktorë nga e gjithë botaHelidon Haliti:Shumica ishin francezë dhe vetëm 4 të huaj dhe kjo të them të drejtën më bëri që me impenjim i çova veprat e mia në akuarel më të mirat. Të gjithë flisnin në gjuhën e akuarelit dhe bienalen nuk ishte një ekspozim i zakonshëm i teknikës akuarel ku secili padyshim ekspozonte lojën , kapriçon dhe deformacionin e tij artistic por ishte në formën e një shkolle.Shqipëria nuk do të mungojë më të përfaqësohet në të gjitha biennalet e akuarelit në botë.Një organizim i tillë kulturor e ka shtyrë piktorin Haliti që në muajin nëntor të këtij viti, një festival në gjininë e akuarielit ta organizojë edhe në Tiranë. Një mënyrë kjo që sipas tij ndikon në njohjen e Shqipërisë në Botë por edhe promovimin e turizmit në vendin tonë.Helidon Haliti:Ne jemi munduar të jemi shumë elegantë pikërisht që artistin ta afrojmë pa u ndjerë inferior.Mbi 300 vepra kanë aplikuar dhe ne mund të përzgjedhim diku te 100.Tashmë do kemi artistë që do të bëjnë të njohur vendin tonë.Absolutisht do ketë zhvillim shumë të madh turizmi.Pas ekspozitës së fundit të hapur në 2012 në galerinë e arteve Helidon Haliti premton se vitin e 2016 do të vijë me surpriza të reja për të cilat tashmë ka kohë që po punon/Oranews.tv/