“Lapidarë dhe Monumente”,ekspozita me 35 fotografi e peisazhit post socialist

Peisazhi post socialist i Shqipërisë i ekspozuar në 35 fotografi të australianit Robert Hackman vjen në Galerinë Kombëtare të Arteve."Lapidarë dhe Monumente" quhet ekspozita për të cilën artisti ka nisur te punojë që në vitin 2007.Fotografi Hackman nuk është përqëndruar vetëm tek lapidaret apo Monumentet, por edhe tek mjedisi përreth tyre. Arsyen e rrëfen vetë autori:“Siç shihet nga fotot nuk jam përqëndruar vetëm tek Monumenti, por kam përfshirë edhe terrenin që atë e rrethon vetëm me qëllimin për të treguar edhe aspektin human në to.Ekspozita është një portë diskutimi për shqiptarët, me shqiptarët në lidhje me Monumentet, pasi populli juaj e ka larguar vëmendjen nga Monumentet”.Për Drejtorin e Galerisë ekspozita ka vetëm një mesazh:“Përveçse një ftesë reflektimi mbi historinë tonë të shkuar, është një thirrje për mbrojtjen e Monumenteve”.Nuk është hera e parë që australiani Hacman ndërmerr një eksplorim të tillë fotografik, pasi vitin e kaluar në Muzeun Historik Kombëtar ai percolli nje ekspozite mbi transformimin e bunkerëve të ndertuar gjatë periudhës së diktaturës në Shqipëri.