Butrinti mirëpret sërish Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit
Skena e teatrit antik të Butrintit, ndërtuar në shekullin e 3-të para erës sonë, ngjalli emocionet e vizitorëve, si pasqyrim i kulturës së lashtë teatrore të Ilirisë.Mbrëmja e parë e Festivalit "Butrinti 2000" u çel me 18 korrik me performancën e teatrit të Ushtrisë së Bullgarisë, me shfaqjen "Dekameroni" të Giovanni Boccaccio me regjisoren e famshme Bullgare, Diana Dobreva.Pas suksesit të shfaqjes e emocionuar regjisorja bullgare Diana Dobreva, premton se do të rikthehet sërisht në qytetin antik të Butrintit.Diana Dobreva: “ Vij për herë të parë në Butrint, ky vend është një magji është i mbushur me një energji të lashtë. Jemi të mrekulluar edhe pse publiku na priti në mënyrë të shkëlqyer. Në Bullgari ky ëhtë një festival shumë i njohur më parë kanë ardhur edhe trupa te tjera në Butrint, unë me kënaqësi do të rikthehem si regjizore.”Kritiku Maks Velo ndërsa vlerëson me superlativa shfaqjen e trupës bullgare, shpreh edhe keqardhjen që aktorët shqiptarë nuk janë preznet në të tilla shafqe.Maks Velo: “ Është një vend shumë i lartë aq më tepër që edhe drama është shumë e vështirë. Ishin plastik, kishin zë, këndonin , lëvizjen, imazhin, skenografia të gjitha ishin në perfeksion. Më vjek keq që mungojnë shumë nga aktorët tanë nga të gjithë teatrot që të shohin se çfarë është mjeshtëria, ne jemi akoma larg. Ky festival është i pakrahasueshëm me festivalet e tjera, duhet ta kuptojmë këtë gjë.”Drejtori i festivalit "Butrinti 2000" Alfred Bualoti vlerëson se edhe me një buxhet të ulet mund të bëhen gjëra të mëdha.Ndërsa risjell në kujtesë emocionet e shfaqjeve të dikurshme në Butrint.Alfred Bualoti: "Janë kaq regjizorë të mëdhenj, janë kaq evente të mëdha sa ishin të pamundura ti mernin të gjitha. Kujtoj shiun e shtatorit qe binte dhe spektatori nuk lëviste nga vendi që nga i madhi Kadri Roshi dhe të gjithë artistët e tjerë. Kur arrin të kujtojmë jo vetëm si shfaqe por edhe në detaje kjo na gëzon pa masë sepse nuk reflekton vetëm tek ne profesionistët por jam i bindur që e kujton edhe spektatori. Edhe pse janë me buxhete modeste me prurjet që kemi mund të bëjmë një festival të jashtëzakonshëm."Versioni origjinal i "Elektes" do të vijë para artëdashësve nën regjinë e Laert Vasilit. 700 vende në Teatrin antik do të jenë në dispozicion të vizitorëve deri më 23 korrik./oranews.tv/