Dita botërore e rinisë, Ministria e Mirëqënies Sociale aktivitete për të rinjtë
Kosova dhe Shqipëria kanë zgjedhur Ditën e Rinisë për të firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre. Ka qenë Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë së Shqipërise dhe ajo e Kulturës e Rinisë së Kosovës të cilat në këtë ditë kërkuan më shumë vëmendje për punësimin e të rinjve.Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit më qeverinë kosovare.Për Drejtorin e Ministrisë së Kulturës dhe Rinisë në Kosovë kjo është një mundësi për të rritur bashkëpunimin midis dy shteteve, jo vetëm në kulturë por edhe në fusha të tjera:Në këtë ditë kushtuar të rinjve, Ministritë e të dyja shteteve organizuan dhe një ekspozitë në pedonalen e Tiranës ku ftuan të rinjtë të merrnin pjesë duke shpalosur idetë dhe shpirtin e tyre rinor nëpërmjet ndërthurjes së ngjyrave.Studentët e FRESSH zgjodhën një mënyrë shumë origjinale për të kujtuar këtë ditë kushtuar rinisë.Që në orët e para të mëngjesit ata ndërmorën aksionin për pastrimin e parkut të liqenit.