"Java e emigrantëve", Mirdita aktivitete kulturore përgjatë gjithë javës
Për shtatë ditë më rradhë Mirdita do të shndërrohet ne një arenë kulturore për të gjithë ata qytetarë, por edhe emigrantë të cilët kanë zgjedhur që pushimet ti kalojnë në vendin e lindjes.Emigrantët të cilët kanë zgjedhur që pushimet ti kalojnë në qytetin e tyre të lindjes, Mirditën, këtë javë do të kenë mundësi të shumta argëtimi."Java e emigranteve", e kthyer tashmë në traditë është edhe një mundësi ndërgjegjësimi për qytetarët në ruajtjen e hapësirave të gjelbërta.Kryetari i Bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj, falenderoi bizneset të cilat sponsorizuan këtë nismë, duke i garantuar për mbështetje të vazhdueshme.Ndrec Dedaj: Do kenë mbështetjen time maksimale brenda mundësive ligjore për të bashkëpunuar dhe rritur sipërfaqet e gjelbërta në bashkinë e Mirditës.Falë kësaj sipërmarrje e cila është tashmë traditë prej vitesh qyteti i Rrëshenit, por dhe qendra të tjera urbane në Mirditë kanë përftuar dyfishin e siperfaqeve të gjelbëra në pak vite.Gjovalin Jaku, agronom: Projekti më i ri në qytetin e Rrëshenit është për të plotësuar ato mangësi që ka për momentin në të gjithë sipërfaqen e qytetit. Krahas bashkëpunimit me qytetarët do të mundohem që të gjelbëroj të gjitha rrugët e qytetit."Java e emigrantëve është një mundësi për promovimin e turizmit kulturor në këtë zonë.