"Duhet të bëjmë më tepër për Muzeun Historik Kombëtar"
Muzeu Historik Kombëtar është institucioni kulturor më i rëndësishmi në vend, i cili së bashku me Galerinë Kombëtare të Arteve gjatë sezonit veror presin turistët, të cilët mahniten nga pasuritë dhe vlerat që ato ekspozojnë.Por mbi 8 vjet qeveria nuk ka marrë asnjë fond për blerjen e objekteve të reja, gjithashtu Muzeu Kombëtar ka probleme me kondicionimin, probleme të cilat janë bërë të ditura prej vitesh, por pa një zgjidhje.Deri më tani Ministria e Kulturës është mjaftuar vetëm me disa rregullime të pjesshme në MHK, por kur flitet për ajër të kondicionuar, me kërkesën dhe projekte për rikonceptim të pavijoneve si dhe rikonstruktim të tij nuk është bërë asgjë."Duhet të themi se kemi pasur mungesë buxheti nga qeveria për blerjen e materialeve. Mbi 8 vjet Muzeu nuk merr fonde për blerjen e objekteve të reja. Me mbylljen e buxhetit të 2016, përsëri këto kërkesa janë reflektuar por sa do çlirohen këto fonde nga Ministria e Kulturës varet nga tjetërkush. " thotë drejtori i këtij Muzeu, Melsi Labi në një intervistë për Ora News.Sa i takon kushteve dhe mungesës së ajrit të kondicionuar drejtori nënvizon se një gjë e tillë dëmton imazhin e Muzeut tek turistët." Duhet me patjetër të bëjmë më tepër për Muzeun Historik Kombëtar, unë i pari, por nuk varet çdo gjë nga unë". Ndiqni intervistën në videon ngjitur lajmit./Oranews.tv/