Instituti i Arkeologjisë thirrje që shtetit për më shumë fonde në këtë fushë
Instituti i Arkeologjisë, një institucion në varësi të Ministrisë së Arsimit i bën thirrje shtetit që të kthejë kokën për më shumë fonde pasi shumë prej projekteve rrezikojnë të mos përfundohen.Drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Luan Përzhita, për Ora News rrëfen një nga projektet më madhore siç është shndërrimi I katit të dytë të Muzeut të Durrësit në një pavion kushtuar tërësisht turizmit bregdetar, dmth në një akuarium gjigand.Luan Përzhita: “Kemi pasur disa diskutime sa i takon zhvillimit të mëtejshëm të Muzeut të Durrësit. Ai duhet të ketë parametrat e një Muzeu Kombëtar Arkeologjik. Duhet ti kushtohet vëmendje të veçantë. Po mendohet të hapret një pavion që mund tu dedikohet kërkimeve nënujore shqiptare. Ai mund të jetë ndër Muzetë e rralla ise unikale në Shqipëri që mund të ketë një pavion të tillë që mund të jetë shumë joshës dhe atraktiv për turizmin eleitar për të kuptuar se një jetë tjetër që ndodhet sot nën ujërat e detit Adriatik dhe Jon përmban një histori të madhe që dalëngadalë do ti shpaloset të gjithë popullit shqiptar.Ne jemi pjesë e Ministrisë së Arsimit. Kemi nevojë gjithmonë e më shumë për kërkime dhe studime të siteve arkeologjike. Qeveria shqiptare dhe MAS vazhdimisht duhet të hedhin një sy dhe të jenë dashamirës, jo se mungon, por ajo të kthehet në një mbështetje financiare që me të vërtetë puna e arkeologëve ti shërbejë turizmit dhe ekonomisë së zonave ku ka zbulime”.