Vizitorët “shkrijnë” në GKA, mungon ajri i kondicionuar

12 artistë sllovakë sjellin 10 video në Galerinë Kombëtare të Arteve në ekspozitën "Strategji dhe Taktikë".Një ekspozitë e cila nëpërmjet pamjeve filmike nga jeta qytetare dhe politike ne Sllovaki.Galeria e Arteve këtë sezon veror numeron nje shifer te larte të turistëve të huaj, të cilët sapo futen në ambientet e saj përballen me mungesën e ajrit të kondicionuar.Për Drejtorin e këtij institucioni kulturor arsyeja është mungesa e fondeve.“Në stinën e nxehtë ndihet shumë vapë, e njëjta gjë është edhe në stinët e ftofta. Kemi sistemin e kondicionimit, kërkon mirëmbajtje dhe shpresoj që të bëhet. Nuk e kemi luksin, do doja të kishim një pjesë të fondit muzeal, që është shumë e rëndësishme”.Në 27 gusht Galeria do të mbyllet për shkak se do të nisë proçesi i dezinfektimit të saj, i cili do të zgjasë për rreth një javë.