Restaurimi i Monumenteve Kulturore, Dollani: Të përqëndruar në zonat turistike

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka shtuar projektet për restaurimin dhe mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në të gjithë vendin.Drejtoresha e IKM-të, Arta Dollani, rrëfen se puna e specialistëve është përqëndruar në monumentet të cilat ndodhen në zonat turistike dhe që kanë më shumë vizitorë:Arta Dollani: Kemi ecur paralelisht me disa projekte restaurimi për objektet më të rendësishme të tilla si Kisha e Shën Siridonit në Vuno,kisha e Shën Ristozit në Mborje të Korçës. Paralelisht janë hartuar projektet dhe pritet që të zbatohen edhe për disa kisha të tjera si Kisha e Mespotamit në Delvinë. Aktualisht është në proçes restaurimi dhe kisha në Karavasta.Zonat më problematike sipas Drejtoreshës së IKM-së janë:Arta Dollani: “Gjithmonë janë ato monumente të cilat ndodhen brenda zonave të banuara ose pranë akseve të infrastrukturës kryesore, pasi dihet që edhe zhvillimi i territorit ndodh kryesisht rreth këtyre akseve.Sipas znj.Dollani, fondet e vëna në dispozicion nga ana e Ministrisë së Kulturës për restaurimin e Monumenteve shpesh nuk mjaftojnë ndaj ajo ftoi të gjitha bizneset të bëhen bashkëpunëtorë nëpërmjet donacioneve.