Romanet me histori dashurie mbeten të preferuarat e lexuesve

Edhe pse në verë të gjithë i drejtohen bregdetit, libri ka gjithnjë vendin e tij. Shtëpia botuese Dituria dhe Pegi vijnë në ndihmë të lexuesve me romane rozë dhe histori dashurie.Temperaturat e larta të verës mund ti kalosh edhe poshtë çadrëës në plazh me një libër në dorë. Shtëpitë botuese Pegi dhe Dituria kanë zgjedhur tu ofrojnë lexuesve tituj mjaft interesantë dhe shplodhës të mendjes, me subjekte  që flasin për histori dashurie.Shtëpia botuese "PEGI" këtë verë është fokusuar  tek burrat me  kolanën Lotus.Autoret e 10 librave të kolanës janë gra dhe arsyeja pse duhen lexuar është kjo:“Janë libra që tregojnë botën e brendshme, momentet e ndryshme të një gruaje, përballje me vetëvetën, janë libra që të bëjnë të mendosh në fund të ditës”Shtëpitë botuese premtojnë se deri në fund të sezonit turistik do të sjellin për lexuesit tituj të rinj per te të gjitha grupmoshat.