A ishte Shakespeare një përdorues i drogës?
Ekzaminimet mjeko ligjore të filtrave 400 vjeçarë të duhanit të William Shakespeare tregojnë se poeti mund të ketë konsumuar drogë në të kaluarën.Shkenctarët e Afrikës së Jugut kanë zbuluar nga gërrmimet në kopshtin e Shakespeare se duhani i tij përmbantë kanabis.Sipas burimeve të Independent mbetjet e duhanit që nga shekulli i 17 u analizuan në Pretoria duke përdorur një teknikë të sofistikuar .Nga 24 fragmente të ekzaminuara nga Universiteti i Witswatersrand ,kanabis u gjet në 8 provëza,4 nga të cilat vinin nga kopështi i Shakespeare.Sipas tyre dy provëza përmbanin edhe kokainë por asnjëra prej tyre nuk ishte marrë nga banesa e poetit.Disa nga sonetet e shkruara nga William Shakespeare vërtetojnë se ai kishte dijeni për efektet e kokainës dhe kanabisit.Në sonetin 76 ai përmend shpikjen e drogës që mund të nënkuptohet se poeti ishte gati ta provonte atë ndërkohë që shkruante veprat e tij.Duke vijuar në vargjet e tjera tregohet se Shakespeare nuk do kishte dëshirë të provonte një përzierje të huaj gjë që lë të kuptohet se e ka fjalën për një drogë si kokaina. 