Kostadini vjen me “Pastel”
Ekspozita e fundit e çelur në Pogradec, "Pastel" ka paraqitur botën e njeriut përmes veprave të realizuara me lapsa pastel dhe pikturës në vaj.Për artistin pogradecar Anastas Kostandini, vizatimi i jep dorë analizës dhe stërhollimit të subkoshencës, ndaj ai është përpjekur ta paraqesë në këtë ekspozitë.TË SHPREHESH NË "PASTEL"Pogradec, ekspozitë me piktura për botën njerëzore"Pastel" titullohet ekspozita më e fundit e çelur nga piktori pogradecar Anastas Kostandini i njohur me emrin e artit Taso. I pikasur për kërkimet e mjeteve shprehëse dhe gjuhën e fortë vizuale, ka provuar fuqinë krijuese mes vizatimit dhe pikturës së vajit.Taso vlerëson se "Pasteli" të realizon dyfish, si vizatuese lejon zbërthimin e botës duke analizuar strukturat e dukshme dhe të padukshme, ndërsa si piktor të takon me ngjyrën dhe nivelin e stërholluar të saj.Taso: Është një publik i cili na ka edukuar por edhe e kemi edukuar. Ky publik është edhe më i komplikuar tani kështu që ndjehem shumë me fat që kam mundësinë të prezantoj punët e mia të cilat kanë një karakter intim dhe kanë të bëjnë me jetën time personale.Pjesë e ekspozitës u bënë edhe kolegë të Tasos si edhe kreu i bashkisë së re Eduart Kapri.Eduart Kapri :Ti ngjallim këtë jetë kulturore qytetit të Pogradecit e cila është shumë e varfër.Do jem mbështetësi dhe iniciatori i çeljes së këtyre ekspozitave apo aktiviteteve të tjera.Ekspozita me punime "Pastel" do të qëndrojë e hapur për publikun deri në mesin e muajit gusht.