Trupa izraelite në TK, mirënjohje për shqiptarët

Për herë të parë në Shqipëri vjen trupa teatrore e Izraelit, e cila ka zgjedhur një shfaqje që në thelb shpreh mirënjiohjen për ndihmën e shqiptarëve për hebrenjtë gjatë Holokaustit.'Klasa jonë" quhet shfaqja e cila do të interpretohet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht ditën e enjte në orën 20:00."Klasa Jonë", një bashkëpunim midis dy teatrove kryesorë, në Izrael Teatrit Çameri të Tel Avivit dhe Teatrit Kombëtar Habima, vjen për herë të parë edhe në në Shqipëri.Në thelb të pjesës është historia e dhimbshme e nxënësve hebrenj dhe polak të një shkolle ne prag te Luftes se Dyte Boterore në një qytet të vogël.Regjisori i "Klasa jonë" rrëfen se ka zgjedhur skenën e teatrit Kombëtar në shenjë falenderimi për shqiptarët që shpëtuan hebrenj gjatë Holokaustit.“Ky është bashkëpunimi i parë Shqipëri-Izrael ndaj dhe duhet konsideruar një ngjarje e rëndësishme midis dy kulturave të ndryshme. Vimë për herë të parë dhe kemi zgjedhur edhe skenen e teatrit shqiptar në shënjë mirënjohje ndaj ndihmës që ata kanë dhënë për hebrenjtë gjatë Holokaustit. Faleminderit”."Klasa jonë" është nje veper qe do të interpretohet në dy gjuhë shqip dhe anglisht ditën e enjte në orën 20:00. Për të gjithë ata që duan ta shohin hyrja është e lire.