"Abstrakt dhe Kolazh", ekspozita në Galerinë Kombëtare të Artit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2015, 17:15
Zgjodhi Italinë për realizimin e veprave te tij dhë Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë për ekspozimin e tyre.Agron Hoti autor i ekspozitës "Abstrakt dhe Kolazh" rrëfen se veprat e ekspozuara shprehin gjëndjen e tij emocionale dhe se për to ka marrë vlerësime nga personalitete të artit dhe qytetarë të shumte.Agron Hoti: Në Shqipëri pëlqehet jashtë mase, kam marrë komplimente të shumta. Është një pikturë që ngjall emicione, ngjyra ngjall emocione.Ndërsa kuratori i ekspozitës Ylli Drishti artin e tij e quan guxim:Ylli Drishti: E veçanta e Agronit është që ai guxon të bëjë tabllo të mëdha. Pak piktorë janë marrë me artin apstrakt."Abstrakt dhe Kolazh" do të qendrojë e hapur dëri në fund të Korrikut.