Rritja e taksës, Biznesi: Qeveria të mbajë premtimet për ulje

 Vendosja e një takse mbi pagat e ulëta do të rriste më tej informalitetin. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Inudstrisë Nikolin Jaka deklaron se  qeveria duhet të mbajë premtimet për taksa të ulëta si e vetmja mënyrë për të  rimëkëmbur ekonomine.Nikolin Jaka: “Na është thënë që është thjesht një draft i cili qarkullon i propozuar nga FMN-ja por që nuk është ulur në tryeza për t’u trajtuar zyrtarisht dhe për të patur efekte ligjore në vitin pasardhës. Ishte një sinjal por që shpresojmë të mbetet thjeshtë një sinjal dhe mos të aplikohet në sistemin e pagave. Unë ju siguroj që çdo shtrëngesë në sistemin tarifor të taksave nuk bën asgjë tjetër kur mungojnë sistemet e sigurisë dhe garancisë për t’i mbledhur ato. Vetëm rrisin infromalitetin dhe evazionin.Sipas Jakës  nëse një një vendim i tillë do të miratohej do të  detyronte biznesin që të mos ishte transparent.Nikolin Jaka: “Lidhur me efektet dhe pritshmëritë që mund të kishte nga mbledhja e kësaj takse, pasi sipërmarrësi dhe biznesi do të merrnin masat e tyre duke evituar mbase edhe pagën 300 mi lekshe e duke kaluar te paga minimale”Pavarësisht se drafti  ekziston dhe u eshte ndarë grupeve te interesit Ministria e Financave  deklaroi se nuk do të ketë një ndryshim të tatimit mbi pagat.