Qytetarët presin orë në radhë për ta tërhequr pasaportat biometrike

Radhë dhe pritje që shkojnë deri në disa ditë. Kjo është situata në sportilin e tërheqjes së pasaportave biomterike, pranë drejtorisë së policisë Elbasan. Emigrantët janë ata më të interesuarit për të marrë mjetin e identitetit.Muaji gusht ka regjistruar fluks të lartë për tërheqjen e pasaportave biometrike pranë drejtorisë së Policisë  Elbasan.Fluksi i rritur i qytetareve në sportelin e vetëm është për shkak të ardhjes së emigrantëve. Shumë prej tyre kanë ndenjur me ditë në radhë dhe nuk kanë arritur ta marrin pasaportën.Radhëve nuk u kanë shpëtuar as fëmijët apo mosha e tretë.Radhët me aplikuesit për paspaorta biometrike janë vërejtuar edhe në Shkodër, Vlorë e Fier.