Gjermania: Mos shisni shtëpitë të paguani trafikantët, do ju kthejmë mbrapsht
Me rritjen e numrit të personave që kërkojnë azil në Gjermani, nënkryetari i partisë Unioni Demokratik Kristian (CDU) në Gjermani, Thomas Strobl, i frikësuar thotë se ky numër po i kalon limitet.Në një intervistë për gazetën gjermane Der Tagesspiegel dje më 9 gusht, nënkryetari i CDU-së tha se nëse më parë 300 njerëz vinin në një muaj, tani vijnë 300 në ditë në Gjermani.“Për njerëzit që fluturojnë nga Siria apo Iraku Verior, për të shmangur luftën civile, torturat, vrasjet dhe përdhunimet, e shohim si një lloj detyre që t’i ofrojmë azil. Por për refugjatët që vijnë nga Ballkani Perëndimor, me gjithë kuptimin e situatës së vështirë ekonomike në të cilën ndodhen, aplikimi për azil nuk është zgjidhja e duhur” u shpreh ai.Thomas Strobl dha një sinjal të qartë për të gjithë ata që kërkonin azil: “Mos i shisni shtëpitë tuaja për të paguar kontrabandistët, sepse ne do t’ju kthejmë mbrapsht, dhe do të mbeteni duarbosh”.Ai foli edhe për shqiptarët duke thënë se arsyet e tyre nuk janë të mjaftueshme sa për të lënë vendin e për të udhëtuar në Gjermani. “Ata janë të kënaqur me 140 euro para xhepi. Prandaj është e nevojshme që të zvogëlojmë ndihmat financiare për këta refugjatë”