Shkup, tifozët e Vardarit dhunojnë fizikisht disa shqiptarë

Dhjetëra banorë nga fshati Batincë e Shkupit, mbrëmë janë sulmuar fizikisht nga tifozët e Klubit Futbollistik Vardar,  ‘Komitët’, të cilët të revoltuar pas ndeshjes mes Shkupit dhe Vardarit e cila përfundoi me barazim, nuk i kanë kursyer as qytetarët e pafajshëm përfshi edhe ato të gjinisë femërore.

Prej 12 personave të sulmuar, 10 janë gra. Viktimat e pafajshme në momentin e sulmit, kanë qenë duke shëtitur në sheshin "Maqedonia".Raportohet se personi i cili e ka pësuar më rëndë nga dhuna e tepruar e huliganëve, është Burhan Ismaili, nga fshati Batincë, si dhe kushëriri i tij 14 vjeçarë, raporton Alsat.Burhan Ismaili rrëfen momentet kur rreth 20  huliganë kanë sulmuar shqiptarët.Komitat  fillimisht  kanë provokuar me fjalë fyese dhe duke iu thënë se Sheshi Maqedonia nuk është vend i shqiptarëve, dhe pastaj  u janë vërsulur fizikisht.Të lënduarit janë dërguar për kurim në Qendrën klinike.

Komitët kanë sulmuar fizikisht edhe dy shqiptarë nga Velesi të cilët jetojnë në Belgjikë, e që kanë ardhur në vendlindje për pushime.

Incidenti është konfirmuar edhe nga policia, e cila ka deklaruar se ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.
Shkup, tifozët e Vardarit dhunojnë fizikisht disa shqiptarëDhjetëra banorë nga fshati Batincë e Shkupit, mbrëmë janë sulmuar fizikisht nga tifozët e Klubit Futbollistik Vardar, ‘Komitët’, të cilët të revoltuar pas ndeshjes mes Shkupit dhe Vardarit e cila përfundoi me barazim, nuk i kanë kursyer as qytetarët e pafajshëm përfshi gra. Mediat shqiptare ne maqedoni kane percjelle nje video te deshmise se nje prej te dhunuarve, Burhan Ismaili, nga fshati Batincë.Posted by Ora News on Monday, 10 August 2015