Konsumatorët të sigurt, ISUV: Buka dhe mielli s'përmbajnë "Bacillus Subtilis"

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare siguron të gjithë qytetarët se buka që ata konsumojnë është e sigurt dhe se nuk paraqet asnjë rezik për shëndetin.Drejtori i Institutit të Ushqimit dhe Veterinarisë në deklaratë për shtyp bëri me dije se pas analizave te kryera ne disa monstra përmbajtja mikrobike ka rezultuar negative.Qytetarët shqiptarë mund të konsumojnë bukë të sigurt. Drejtori i ISUV deklaroi se nga analizat rezultoi se nuk kishte përmbajtje të mikrobit që shkakton sëmundjen e njohur si sëmundja e patates.Xinxo: Gjithsej janë analizuar deri tani 47 monstra, 23 prej tyre kanë dalë dhe flet-përgjigjet, por të gjitha rezultatet kanë qenë negative për praninë e bacillus subtilis. Pra aktualisht nuk kemi të bëjmë me këtë sëmundje deri tani. Është një shqetësim që ka vlerën e vet. Janë analizuar 47, janë marrë nga rrethet Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër deri tani. Janë marrë nga eksporti, një pjesë e mostrave janë marrë nga Italia dhe Turqia. Ka pasur 22 monstra buke dhe 25 mielli dhe unë flas për këtë rezultate.Sipas zyrtarit të lartë të Institutit të Sigurise Ushqimore nëse një mikrob i tillë do të ekzistonte në bukë, qytetarët mund ta dallonin shumë lehtë nga ngjyra dhe era e rëndë.Xinxo: Shkaktar që kur është prezent në bukë sjell alternime të saj, sjell ndryshime të kosistencës, së ngjyrës, së aromës dhe e bën të papërdorshme.Disa javë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një lajm se buka dhe mielli që konsumojmë përmban një mikrob të quajtur “Bacillus Subtilis”, që është mjaft i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.